Dalin detaje të tjera… Flet djali i biznesmenit nga Tirana që u gjet sot i pajetë: Babai bënte jetë të shthurur

Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe djali i v iktimës Saimir Hoxha. Ai është shprehur se prej katër ditësh para se të bënin denoncimin në polici e kishin kërkuar vetë.

Djali i viktimës ka treguar se babai i tij kishte dalë nga shtëpia së bashku me një person tjetër dhe që nuk ishte kthyer më.

I riu ka treguar se babai i tij kishte një jetë të shthurur pasi pinte “mall” dhe shpesh nuk shkonte në shtëpi, por që gjithmonë i njoftonte se ku do të ishte, djali madje ka shtuare se babai nuk kishte borxhe, pasi ky ia kishte paguar të gjitha.

Kujtojmë që Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune.

Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik “mielli”. Ai u gjet i pajete me një plumb në kokë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...