Kishte të ftuar në studio vajzën e bashkëshortit/ Bieta Sulo habit me deklaratën për ish-gruan e Alban Dudushit

Moderatorja Bieta Sulo ka treguar se ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushit.

Ditën e djeshme, Joelle ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e pjesëmarrjes në filmin “Katror i pushtetit”.

Joelle tha se do të luante rolin e një adoleshenteje. Gjithashtu, vajza e Dudushit zbuloi se ka qenë edhe më parë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi, ka qenë një eksperiencë mjaft emocionuese për të.

“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”,- e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim.

“Si mund të ndodhte ndryshe?”,- shtoi Bieta.

Pavarësisht se ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Albanit, Joelle është prezente kudo që është edhe Kroi, djali i Bietës. Ata shfaqen bashkë në festa e pushime, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e familjes.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, Sulo zbuloi se shpesh bën edhe “thashetheme” me Joellen.

“E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo! Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë.”,- tha moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...