HYRJELAJMEHISTORIA IMEHistoria e trishtë e 16-vjeçarit që e tallin në shkollë sepse pëlqen...

Historia e trishtë e 16-vjeçarit që e tallin në shkollë sepse pëlqen këngët popullore: Në pushimin shkoj në…

Fabjani është një 16-vjeçar nga fshati Rroms i Vlorës, i cili ka shumë dëshirë të këndoj këngë popullore.

Ne klasë të 8 ai publikon një këngë në kanalin e “Youtube” duke kënduar, të nesërmen në shkolle kanë nisur sharjet, ofendimet nga nxënësit e tjerë.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Fabjani shprehet se për këtë arsye e kanë braktisur dhe shokët. Ai ndjehet keq pasi çdo ditë ndodhin skena ku bullizohet dhe tallet në klasë.

“Më tallin të gjithë sepse dua të këndoj këngë popullore. Kur postova videon time të parë në Youtube, më braktisën shokët. Në pushimin midis orëve të mësimit shkoj në tualet, pasi nuk dua të përballem me shokët”, rrëfeu 16-vjeçari.

Ai tregoi edhe një moment të vështirë që i ka ndodhur në shkollë. Fabjani rrëfen se si kishin vendosur këngën e tij në sfond dhe u tallën me të.

“Një ditë më tallën shokët sapo u futa në klasë, nga stresi nuk thashë dot as mësimin edhe pse kisha mësuar. Përdorin edhe fjalë të rënda, nuk mund t’i them”, tregoi ai.

Teksa rrëfeu historinë e tij, Fabjani u bën një thirrje të gjithë atyre që bullizojnë: “Ju lutem ndaloni. Vendoseni veten në vendin tim, si do të ndjeheshit?”.

TE TJERA

spot_img