Djali u solli nuse 11 vjeçare në shtëpi, trondit i ati: Ajo edhe mua më…

Ramadan Halili, babai i Finsikut, 19-vjeçarit i cili ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës,

ka folur ditën e sotme në media duke rrëfyer të gjitha ato që di nga momenti kur vajza u ka mbërritur në shtëpi e deri tek arrestimi i të birit.

19-vjeçari ishte njohur me 11-vjeçaren në rrjetet sociale, ndërsa babai i tij shprehet se vajza i ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare.

Babai ka pyetur vajzën për familjarët e saj në mënyrë që të kontaktonte me ta, por kjo e fundit i ka thënë se prindërit dhe të afërmit i kishte jashtë shtetit, ndërsa në Shqipëri kishte vetëm xhaxhain.

Kështu, Ramadan Halili arriti të gjejë një mundësi komunikimi me xhaxhain. Ky i fundit ndodhej në komisariat pasi kishte shpallur të humbur mbesën e tij dhe pas komunikimit me Ramadan Halilin ai së bashku me prindërit e vajzës u nisën drejt shtëpisë së Ramadanit. Kështu rezulton se vajza i gënjeu edhe për prindërit jo vetëm për moshën.

Më tej, babai deklaron duke folur per emisionin “Shqiperia Live” se familja e vajzës e kanë falenderuar për mënyrën si ishte kujdesur me 11 vjeçaren dhe pas arrestimin të djalit ata janë shprehur se nuk dinë asgjë se çfarë bëjnë organet kompetente dhe i ka shtuar: “Jam shumë i kënaqur me familjen tuaj!”

19 vjeçari tashmë ndodhet në burg, ndërsa nga ana tjetër vajzës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet të dalë në dritë e vërteta!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...