HYRJELAJMEAKTUALITETAvokatja e Popullit qan tamam hallet e popullit: Duam makina të reja,...

Avokatja e Popullit qan tamam hallet e popullit: Duam makina të reja, lëvizim me të ’99

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori sot pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2022.

Gjatë fjalës së saj, Ballanca shtroi kërkesat për institucionin që ajo drejton. Ajo kërkoi që të zgjerojë stafin e saj me të paktën një person, që do të merrej me adresimin e çështjeve klimaterike dhe me mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

Gjithashtu, Avokatja e Popullit kërkoi disa mjete të reja, pasi sipas saj ato ekzistuese janë amortizuar dhe kërkojnë shumë para për mirëmbajtjen e tyre. Ballanca tha se lëvizin me mjete që janë të vitit ’99.

“Hera e fundit që Avokati i Popullit ka pasur një shtesë punonjësish në nivel teknik ka qenë në 2014. Kam bërë kërkesë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e stafit, të paktën të kemi të shtuar një punonjës në nivel ndihmës komisioneri. AP është mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Shtimi i një njeriu që do të trajtojë mbrojten e të drejtave të njeriut, do të reflektohej dhe në progres raport, do të merrej me çështjen e ndryshimeve klimaterike, dhe mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme. Mund të kemi dhe rialokim të zerave të buxhetit. Kërkesa e fundit është ajo për të përmirësuar punën e inspektimeve, mundësitë teknike nuk janë ato që duhet, lëvizim me automjete të viteve ’99 apo 2002.

Shpenzojmë shumë të ardhurave për mirëmbajtjen e tyre, sesa në rast se do të blinim një mjet me parametra më të mira. Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit”, -deklaroi Ballanca.

TE TJERA

spot_img