HYRJELAJMEAKTUALITETSKANDAL/ Rama shkon në Serbi me logon e “Farmanet”, pronari i kompanisë...

SKANDAL/ Rama shkon në Serbi me logon e “Farmanet”, pronari i kompanisë u arrestua për kontrabandë

Edi Rama ka mbërritur në Serbi. Në aeroport, ai është pritur nga Ministri i Jashtëm i vendit dhe pritet që të ketë një darkë me Aleksandër Vuçiç.

Mirëpo, ajo që është vënë re në këtë vizitë të Ramës, është se kryeministri i shqiptarëve mban një çadër me logon e “Farmanet”, kompanisë farmaceutike, pronari i së cilës u arrestua për shkak të abuzimit me ilaçet. Sokol Topçiu u arrestua (tashmë i liruar) dhe sot është nën hetim nga SPAK.

Nuk dihet se me çfarë mendje Rama është paraqitur në Serbi me këtë logo, por ngjarja është një skandal i vërtetë. Nëse do ishte një vend europian, në të gjithë kuptimin e fjalës, sot kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen.

TE TJERA

spot_img