Edi Rama është pyetur sot në Beograd për heqjen e flamujve shqiptarë në kryeqytetin serb.
Gazetarja shqiptare e ka pyetur Ramën, nëse Vuçiç i ka kërkuar falje për këtë gjest. Lidhur me këtë Rama ka thënë se nuk është e nevojshme të kërkojë falje, pasi çdo vend ka nacionalistët dhe kokboshët e vetë.
Sipas Ramës, personi që i ka hequr po përballet me ligjin. Mirëpo, Rama nuk e di që nuk është hequr vetëm një flamur, por disa. Ndër të tjera KM shtoi se sot Beogradi është i mbushur me flamuj shqiptarë, por nuk dihet sa e vërtetë është kjo.