Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë e pret Shqipërinë…

Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe gjatë këtyre ditëve, por lagështia e këtyre masave ajrore nuk pritet të prekë shumë territoret tona.

Sot një ciklon i fuqishëm nga territori i Francës po depërton drejt Italisë veriore, por shumë shpejt pritet të tërhiqet në drejtim të Evropës qendrore dhe pikërisht për këtë arsye trajektorja e tij pritet të jetë larg territoreve tona. Në anën tjetër në Mesdheun perëndimore pritet krijimi i një tjetër cikloni të fuqishëm por edhe ai pritet të jetë pak larg territoreve tona.

Pra, rajoni ynë gjatë kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave ciklonike dhe perfiresë së masave të fuqishme anticiklonike me origjinë kontinentale.

Edhe pse reshjet intensive mbesin larg territoreve tona kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu herë pas here që depërton nga malet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Siç shihet nga harta kjo gjendje sinoptike favorizon reshje të fuqishme në Ballkan, por jo tek ne. Reshjet më të fuqishme priten në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Reshje të fuqishme priten edhe në Dalmaci dhe lokalisht edhe vise tjera të Kroacisë, pastaj në Slloveni dhe pjesët qendrore dhe veriore të Serbisë.

Reshje priten edhe në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë nganjëherë, por krahasuar me sasinë e madhe të reshjeve që priten në Mal të Zi dhe Hercegovinë kjo sasi mbetet jo shumë e madhe.

Sidoqoftë këto masa të fuqishme ciklonike që gjenden shumë afër territoreve tona mund të na sjellin ndonjë “befasi” ditëve të ardhshme edhe pse modelet nuk japin reshje në territoret tona, por çdo ndryshim në lëvizjet e masave ciklonike mund të sjellë ndonjë reshje ose rrebesh të paparashikueshëm.

Në aspektin termik këto ditë pritet të jetë ngrohtë në territoret tona për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu të cilat rrymime i favorizon pikërisht kjo gjendje sinoptike që e përshkruam më lartë.

Pra, edhe një herë: ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta. Riga lokale ose rrebeshe priten në veri të Shqipërisë, lokalisht edhe në qendër të vendit dhe disa vise në Kosovë.

Reshje shumë të fuqishme priten që nga Mali i Zi e tutje drejt veriut të rajonin. Reshjet më të mëdha priten në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci ku lokalisht pritet të ketë vërshime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...