Nuk do jetë më 30 mijë lekë të reja, Edi Rama tregon sa do jetë paga minimale e shqipatërve pas 1 janarit

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

“Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria.

Replikat

Komentuesi 1: Personalisht u ktheva mbas 17 vitesh emigrim ne 2011,ndersa tani e mendoj largimin perseri….!!

Edi Rama: Ketu perfituesit kryesore jane pjesa me e kualifikuar e njerezve qe punojne ne sektorin privat i dashur! Sa per shtresat ne nevoje qe po rriten vit pas viti, nuk di ku e bazoni kete konkluzion, por shifrat flasin ndryshe, nderkohe qe kurre me pare shtresat ne nevoje nuk e kane marre mbeshtetjen qe marrin sot!

Komentuesi 2: Nese 1 litėr vaj i zakonshem ushqimor ka qene 140 lekè para dy vitesh dhe tani kushton 240 lekė ndryshimi ne taximin e pagave nuk sjell asnje progres ne lidhje me inflamacionin. Me rritjen e ç’mimeve prej 100% deri ne 300% duhet sot nje rritje pagash prej te pakten 50% dhe jo neser.

Shteti duhet te vendos tavan ç’mimesh , ai ėshte dhe duhet te jetė i vetmi rregullator i mireqenies se popullit te vet , nese nuk eshte shteti kush duhet te jete. I meshoni ligjerisht se paga minimale eshte 30.000 leke por banakieret, kamarieret shitesit ,punonjesit e fasonerive etj paguhen nga 15.000 lek – -25.000 lek .

Edi Rama: Duhet te kthejme komunizmin qe te veme tavanin dhe cmimet nuk ngrihen asnjehere nga tregu jashte logjikes se fuqise blerese, prandaj duhet ripare arsyetimi qe ben. Nderkohe ata qe abuzohen nga punedhenesit dhe nuk denoncojne, nuk kemi si i ndihmojme realisht, por ama librat e shtetit tregojne se abuzimet nuk jane rregulli, po perjashtim nga rregulli.

Komentuesi 3: Ket taks po e ul per vete o ti njeri se per popullin e ke myt fare.

Edi Rama: Cilin popull kam “myt fare”, se 97% e shqiptareve paguajne me pak takse mbi te ardhurat personale se sa ç’paguanin deri ne 2013 dhe biznesi vogel paguan zero takse mbi fitimin!

Komentuesi 4: Tallje Me popullin rrogat Me e vogel duhet Te jete 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat Me pronare Te huaj Si rrobaqepsi firme kepucesh duhet Te jene rrogat 400 Euro minimumi Se ne itali Ato paguajne per nje njeri 1500 minimale O Edoooo.

Edi Rama: Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije lek TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...