HYRJELAJMEAKTUALITETMerret vendimi i rradhes dhe shqiptareve nuk do u pelqeje aspak pasi...

Merret vendimi i rradhes dhe shqiptareve nuk do u pelqeje aspak pasi atyre do i duhet te …

Ministrja e Shëndetësisë: do kemi pasaporta vaksinimi për t’u futur në lokale dhe për të marrë shërbime të tjera.

Edhe në Shqipëri do duhet çertifikatë vaksinimi për t’u futur në lokale dhe për të marrë shërbime të tjera. E paralajmëron ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu.

Thënë ndryshe qytetarët duhet të kenë certifikatë vaksinimi, në të kundërt nuk mund të hyjnë në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera.

Kjo u bë me dje nga vet Manastirliu gjatë interpelancës të thirrur nga deputeti demokrat Tritan Shehu.

Shehu, gjatë interpelancës së tij me ministren e Shëndetësisë, tha se në vendin tonë po përdoren vaksina të pasigurta, siç është ajo ruse dhe kineze.

Ministrja e Shëndetësisë hodhi poshtë deklaratat e tij dhe theksoi se të gjitha vaksinat që përdoren në vendin tonë janë të aprovuara nga OBSH.

Tritan Shehu tha se qeveria ka fshehur numrat e humbjes së jetës gjatë pand emisë në vend, por i është përgjigjur menjëherë ministrja Manastirliu duke i thënë që të ndalë dezinformimin që e ka nisur që prej 18 muajsh nga divani dhe Facebook, ndërkohë që kolegët e tij luf tonin nga fronti.

TE TJERA

spot_img