Detyronte vajza të reja të prostituonin, e pëson keq shqiptari në Itali

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në Itali, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane bëjnë me dije se 41-vjeçari shqiptar është arrestuar në Bolzano.

Hetuesit, teksa kanë monitoruar zonën, kanë zbuluar se ai bënte lëvizje të dyshimta në një zonë në Bolzano, në rrugën Siemens, me qëllim që të siguronte që aktiviteti i prostitucionit të ecë pa probleme.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia, 41-vjeçarit shqiptar iu gjetën rreth 7 mijë euro cash në makinën e tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari detyronte vajza të reja të prostituonin. Ky i fundit u merrte vajzave që prostituonin shumicën e të ardhurave financiara që ato siguronin nga klientët.

Shuma e parave e gjetur në makinën e shqiptarit u sekuestrua nga policia, pasi këto të ardhura ishin si pasojë e veprimtarisë kriminale të të arrestuarit.

Po ashtu, policia sekuestroi edhe mjetin e shqiptarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...