3 vjeçarja nga Berati humbi jetën te Infektivi, nisen me urgjencë drejt Tiranës dy fëmijë të tjerë

Dy fëmijë të tjerë të infektuar me Covid-19 janë nisur me urgjencë këtë të enjte drejt Tiranës.

Mësohet se dy të miturit nga Berati, 2 vjeç dhe 3 vjeç, kanë rezultuar pozitivë me virus dhe është vendosur që ata të dërgohen për mjekim të specializuar drejt kryeqytetit.

Përsa i përketë ndarjes nga jeta të vogëlushes Amaris Polovina, mësohet se ajo ka pësuar “komplikacion vaskular” dhe gjendja shëndetësore është rënduar menjëherë. 3 vjeçarja ka qëndruar disa ditë në intubim dhe fatkeqësisht dje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Burime nga Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se Amaris Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë, rreth orës 11:00 të ditës së dielë.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nështruar edhe tamponit, i cili ka rezultuar “pozitiv”. Meqënëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar,

mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë. Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.

Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”. Bluzat e bardha kanë konfirmuar se në vetëm pak orë 3 vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore të tipit “aksident vaskular”.

Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt Spitalit Covid në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen. Mësohet se të miturës i është kryer në Tiranë edhe autopsia mjeko-ligjore, për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...