HYRJELAJMEHISTORIA IME“Zemër, ka çuna 16-18 vjeç që kam bërë s*ks dhe…”/ TRONDITESE! Mos...

“Zemër, ka çuna 16-18 vjeç që kam bërë s*ks dhe…”/ TRONDITESE! Mos i lini fëmijët nga Liqeni

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj.

Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje ho mose ksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht. “Stop” transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar se ks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte hom ose ksuale nga këta të panjohur.

“Jam një djalë me vendbanim në Tiranë, student. Si një pjesë e bashkëmoshatarëve të mi edhe unë kam aktivitetet e mia pas punës. Nga puna ka filluar që të dal nga zona e kodrave të liqenit, qoftë për të shëtitur, por edhe me biçikletën time.

Më ka bërë përshtypje një dukuri që kam menduar ta trajtoj tek ju në mënyrë që të sensibilizim, por edhe siguri nga ana e institucioneve. Sa herë që dal në pjesën pas Universitetit Politikenik të Tiranës, kam hasur në disa tipa të çuditshëm krejtësisht të panjohur për mua. Këta persona më kanë kërkuar diçka irrituese, më kanë kërkuar s eks.

Janë të moshave të ndryshme, kryesisht i kam hasur të moshave të mëdha, të cilët dalin papritur në një moment kur ti nuk e mendon, me idenë që po ikën i qetë, duke shijuar natyrën, ata dalin dhe nisin të të ftojnë ose joshin për diçka as që ke ndërmend të bësh. Jam ndjerë i shqetësuar, të mendoni që aty kalojnë fëmijë, të mitur, kalojnë familjarë.

Janë tipa të panjohur, të mistershëm. Si mund të ndihet një i mitur apo adoleshent në presionin e këtyre syreve që të gllabërojnë. Ata mund të të rrëmbejnë, mund të të mbyllin gojën, mund të të përdhunojnë, mund të të grabisë. Ku janë strukturat e shtetit? Ku është siguria për qytetarët e Tiranës?”, denoncoi një student.

“Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë. Gjatë bisedës, i panjohuri ka treguar se është i martuar dhe se punon mjek dermatolog në QSUT. Ai pranon që ka kryer marrëdhënie se k suale me fëmijë të mitur.

I panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

TE TJERA

spot_img