Skandali me “call-center”-at/ Braçe nxjerr dokumentet: Është koha që…

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin ku 13 kompani “Call Center”-i janë vënë nën hetim nga SPAK-u për mashtrimin.

Teksa ka publikuar dhe disa dokumente, Brace, sshkruan se mashtrimi dhe vjedhja me call center, është e njohur që prej vitit 2018, por agjencitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat, i kanë lënë në rezolutën e Kuvendit.

Tani është koha për të dhënë llogari, shton Braçe.

“MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER,

E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!

TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

#DOKUMENTAT ne foto jane te MAJ 2018;

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;

Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;

Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.

Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande.

tani eshte koha çer te dhene llogari;

AMF, SHISH, policia, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave te pista dhe te tjera agjensi te cituara ne keto dokumenta duhet te thone tani cfare kane bere, cfare nuk kane bere, cfare nuk ka funksionuar dhe arsyet perse!”/CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...