Përplasi dy makina dhe alarmoi një doganë të tërë, kush është shqiptari që u arrestua në Greqi?

Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, nga Lezha është shqiptari i cili ditën e djeshme nuk iu bind policisë dhe hyri në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme.

Por “aventura” e tij nuk zgjati shumë dhe u arrestua në Igumenicë. Autoritetet greke kanë thënë se, “shqiptari ishte duke drejtuar makinën pa targa, kur ka kaluar pikën kufitare të Mavromatit, duke anashkaluar të gjitha procedurat ligjore për hyrjen e tij në vend.

Po ashtu në lidhje me ngjarjen reagoi edhe policia shqiptare, ku u sqarua se Mirukaj teksa drejtonte makinën tip “Volkswagen” ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit dhe kaloi në territorin e vendit fqinj. Pas disa orësh ndjekje ai u kap në hyrje të Igumenicës.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/ Sqarim Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë. Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç,

banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm. Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduria

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...