Dënim maksimal për shqiptarin që shiti tek hasmi shokun e fëmijërisë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia.

Gjykata dha dënimin maksimal për Mikel Alian me 32-vite burg, siç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoinga gjykimi i shkurtuar iu ul dënimi. Kështu Aliu do të qëndrojë pas hekurave për 21 vite e 4 muaj.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për “eleminimin” e Eri Zefit, i cili u qellua më 1 tetor të 2019 në Zall Xhuxhë të Mirditës.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 1 tetorit të vitit 2019. Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje.

Gjovalin (Mikel) Alia dhe Eri Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi qelloi per vdekej fqinjin e tyre Martin Ndrecën.

Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin,duke i kërkuar që të shkonin të vidhnin “bar” por që më pas u ekzekut ua me breshëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...