HYRJELAJMEKRONIKËRrahu barbarisht vajzën 6 vjeçe në Kamëz, prindërit e 27-vjeçarit: Është e...

Rrahu barbarisht vajzën 6 vjeçe në Kamëz, prindërit e 27-vjeçarit: Është e montuar, nusja ka…

Gjykata e Tiranës la në burg Rajmond Kunorën, i cili keq trajtoi barbarisht vajzën 6-vjeçare në Kamëz, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur edhe prindërit e autorit 27-vjeçar. Ajo është shprehur se nuk është e vërtetë dhe se është një farsë nga ana e gruas së 27-vjeçarit.

“Nuk jemi të bindur, duhet të jetë një montazh manipulim, nuk e besoj kurrë, mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu , djali s’do të jetë djali im” tha babai i autorit, gjyshi i 6-vjeçares.

“Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka keq trajtuar djali im.

Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi.

Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë ke për ta parë se çfarë do t’i bëj Mondit” tha nëna e tij për “Shqipëria live”.

TE TJERA

spot_img