HYRJELAJMEAKTUALITETNga nesër moti bën kthesën e madhe, ja si pritet të jetë...

Nga nesër moti bën kthesën e madhe, ja si pritet të jetë në Shqipëri

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje intensive shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje më të mëdha priten në Mal të Zi, ndërsa reshje të dendura priten edhe në Maqedoni dhe Luginë, por reshjet nuk do të zgjasin shumë.

Nga e mërkura na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira. Temperaturat pas uljes së lehtë pritet të shënojnë rritje të menjëhershme për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Reshje të herëpashershme priten në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë si dhe rrallëherë në disa vise të Kosovës.

TE TJERA

spot_img