Lejet e qëndrimit në Itali/ Ministria italiane jep lajmin e mirë për emigrantët

Prej gati dy vitesh situata e emigrantëve lidhur me dokumentet e tyre në vende të ndryshme europiane është vështirësuar.

Në Itali situata e vështirë pandemike, por edhe ekonomike bëri që shumë emigrantë të kenë avari në procesin e marrjes së lejeqendrimeve.

Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit në Ministrinë e Brendshme Italiane ka firmosur urdhrin lehtësues për emigrantët që janë në pritje të lejeve të qëndrimit.

Urdhëresa me datë 11 maj 2021, sqaron se emigrantët në pritje të marrjes së një leje qëndrimi që vonesat administrative kanë çuar dhe në skadimin kohor të kontratës së punës, mund ta rinovojnë kërkesën e tyre me një kontratë të re pune, qoftë dhe nga një tjetër pronar.

Kjo vlen dhe për ata emigrantë që punojnë në sektorin e bujqësisë e të asistencës familjare. Gjithashtu ata emigrantë të cilët kanë humbur vendin e punës dhe nuk kanë një kontratë pune, mund ta rinovojnë lejen e qëndrimit në Itali me motivin e pritjes për punësim.

Lejet e qëndrimit me motivin e pritjes së punësimit mund të jepen dhe për emigrantët punonjës sezonal, por do të ketë një afat kohor të shkurtër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...