Kur Nënë Tereza shkoi me vonesë te Papa u justifikua: Takova Krishtin në rrugë

Miqësia e nënë Terezës me Papa Gjon Palin e dytë nuk është e panjohur. Respekti dhe marrëdhënia që kishin këto dy figura të njohura botërisht admirohej nga shumë njerëz.

Ndodhte që ne publik ata të thyenin edhe protokollet e komunikimit me një komunikim jo shumë formal, sikurse është rasti në fjalë, botuar në numrin e parë të shtatorit të revistës “Miracoli e misteri”.

“Ditën që Nënë Tereza e bëri Papa Gjon Palin II të priste”

Nënë Tereza dhe Papa Vojtila janë takuar në shumë raste, por ka një takim që tregon se sa njeri i thjeshtë ishte dhe se sa vërtet e pranishme ishte Fryma e Shenjtë te ajo.

Ajo ishte nisur me një makinë për në Nju Delhi ku do të takohej me Atin e Shenjtë, kur në një moment vuri re një të sëmurë lebër në anë të rrugës.

Nënë Tereza i kërkoi shoferit që të ndalonte, doli dhe filloi të kujdesej për lebrozin. Ajo foli me të për një kohë të gjatë për ta ngushëlluar. Më pas rifilloi udhëtimin dhe mbërriti me vonesë në takimin me Papën.

Kur një nga kardinalët indianë të pranishëm i vuri në dukje se kishte bërë të priste Atin e Shenjtë, ajo u përgjigj me qetësi: “Po, e di, por pata një takim me Krishtin në rrugë”.

Nënë Tereza u ngjit në Parajsë më 5 shtator 1997 dhe më 19 tetor 2003 Papa Gjon Pali II e shpalli të bekuar. Në fillim të predikimit ai donte të theksonte mirënjohjen e tij personale ndaj Nënë Terezës me të cilën e lidhte një miqësi e thellë:

Nënë Tereza sipas fjalëve të Papa Gjon Palit II

Gruaja e guximshme, të cilën e kam ndjerë gjithmonë pranë meje. Ikona e Samaritanit të Mirë, ajo shkoi kudo për t’i shërbyer Krishtit në më të varfërit e të varfërve. As konfliktet dhe luftërat nuk mund ta ndalonin atë. / KultPlus.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...