Ja kush është “djali arrogant” nga Serbia që hoqi flamurin shqiptar në Beograd

Në datat 11 dhe 12 Tetor në kryeqytetin serb ishte mbajtur një samit mes disa vendeve, e për këtë arsye në disa shtylla të Beogradit ishin vendosur flamuj të këtyre shteteve, mes të cilëve edhe ai i Shqipërisë.

Por, në rrjetet sociale gjatë dy ditëve të fundit ka qarkulluar një video ku duken disa të rinj në Beograd që heqin flamurin shqiptar.

Autor për këtë është një djalë i ri në Serbi, që nga mediat serbe konsiderohet si “arrogant”. Ai quhet Nikolla Keljanoviç, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt e Shqipërisë në Beograd.

“Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj”, tha ai.

Kur u pyet nga mediat serbe përse e bëri këtë veprim, Keljanoviç tha: “Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

Shtypi i Beogradit shkruan se Nikolla Keljanoviç u bë i njohur pasi tërhoqi vëmendjen me një makinë të veçantë model Porsche me ngjyrë floriri.

“Më pas tërhoqi sërish vëmendjen me sjelljen e tij arrogante, por edhe me një makinë të re, një Mercedes me kristale Svarovski”, shkruan Novosti. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...