HYRJELAJMEAKTUALITETGazetarët i kap e QESHURA, ndërpritet emisioni/ Ristani: Basha do vijë në...

Gazetarët i kap e QESHURA, ndërpritet emisioni/ Ristani: Basha do vijë në Kuvendin e PD-së të …

Ka plasur e qeshura në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, pasi ish-deputeti Nikoll Lesi u shpreh se Lulzim Bashën do e rrahin në sallë nëse shkon në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Ishte gazetarja Anila Basha ajo që i tha ish-deputetit Arben Ristani se në Kuvendin e PD-së, kryedemokratit do t’i bëhej akuza dhe do jepej edhe vendimi për të pa prezencën e tij, por Ristani e kundërshtoi, duke u shprehur se Basha do të shkonte në Kuvend për të mbrojtur veten.

Pikërisht kjo deklaratë e Ristanit solli edhe batutën e Lesit, pas të cilës 3 gazetarët, Ylli Rakipi, Anila Basha dhe Nikoll Lesi i kapi e qeshura, duke detyruar moderatorin të ndërpresë emisionin.

TE TJERA

spot_img