HYRJELAJMEKRONIKË“E rraha me thupër se luante në telefon”, gazetarja rrëfen detaje tronditëse...

“E rraha me thupër se luante në telefon”, gazetarja rrëfen detaje tronditëse për ngjarje në Kamëz

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kamëz, ku babai 27-vjeçar kishte rrahur vajzën e tij 6-vjeçare, duke shkaktuar jo pak debat dhe revoltë në media gjatë ditëve të fundit.

Hoxha tregoi në “Open”se dëshmitë e të dy prindërve bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi nëna e të miturës rrëfen ngjarjen dhe historinë famijare, e cila pas divorcit u kthye bashkë me vajzën në shtëpi për t’i dhënë një mundësi të dytë bashkëshortit, Rajmondit.

Ndërsa babai i 6-vjeçares thotë se e ka qëlluar të miturën me thupër pasi e kishte parë që të luante në telefon dhe sipas tij është përpjekur që të telefonojë të ëmën, ndërsa ajo ndodhej në punë.

Anila Hoxha: Seanca do të mbahet te marten me dyer të mbyllura dhe do të kryesohet nga një gjykatës për cështje të mitur dhe nuk do të ketë prani të medias. Në raste të tilla nuk bëhet fjalë,për detaje të rënda që cënojnë familjen, por bëhet fjalë vetëm për fëmijën e abuzuar.

Në këto raste do të këtë dëshmi, si ajo e nënës, mësueses. Këto dëshmi përplasen tek dy prindërit, dëshmia e nënës tregon historinë familjare që çifti ishin divorcuar dhe ajo ishte kthyer tek familja bashkë me vajzën për ti dhënë burrit të saj një mundësi.

Babai thotë se e kishte goditur të bijën më thupër ditën e ngjarjes se po luante në telefon dhe po tentonte të telefononte të ëmën e cila ishte në punë dhe sipas tij nuk donte që ta ndërpriste.

Të dyja palët mohojnë dyshime mbi ngjarjen. Kemi një fakt ku fëmija dërghohet në spital për shkak të dëmtimeve dhe keq trajtimit.

TE TJERA

spot_img