Çmimi i naftës rritet sërish dhe shkon në stratosferë, ja sa shitet një litër tani

Vetëm rritet çmimi i naftës në Shqipëri. Rritje edhe në dy ditët e fundit. Asnjëherë çmimi nuk është ai i një dite më parë.

Tashmë në pikat e karburanteve, nafta shitet deri në 187 lekë litri. Krahasuar me një muaj më parë, çmimi ishte 10 deri 15 lekë më lirë.

Edhe benzina po shitet me të njëjtën vlerë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, në 89 lekë.

Theksojmë se ky është shtrenjtimi i gjashtë që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti. Në fillim të muajit tetor nafta shitej 177 lekë/litër.

Ekspertët shpjegojnë se shkak për këtë rritje është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, pasi një fuçi shitet 84.3 dollarë, pra 4.3 $ më shumë nga sa ishte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...