HYRJELAJMEKRONIKËBënë gara në autostradën në Shqipëri, rrjetet sociale u sjellin ‘gjëmën’ nga...

Bënë gara në autostradën në Shqipëri, rrjetet sociale u sjellin ‘gjëmën’ nga policia (VIDEO)

Një skenë si në filma është regjistruar në Lezhë, ku 2 të rinjtë kanë ndaluar qarkullimin rrugor në Lezhë, te “Mbikalimi i Patokut”,

për të bërë gara shpejtësie dhe këtë video më pas e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale. Gara është e ndaluar, por kjo nuk i ka penguar aspak të rinjtë të cilët për “t’u krenuar” në rrjetet sociale i kanë hapur jo pak punë vetës.

Nga sa mëson Report Tv nga burime zyrtare, dy shoferët janë identifikuar, njëri prej të cilëve ishte edhe organizatori i kësaj gare, i ndaluar nga policia. Një tjetër është shpallur në kërkim. Siç mësohet, pasi kanë përfunduar garën, njërën prej makinave e kanë çuar në servis për ta çmontuar, por që është zbuluar nga policia.

Për pasojë, mësohet se është vënë në hetim 35-vjeçari me inicialet E. K., për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” si dhe është gjobitur 150.000 lekë.

“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve,

i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera,

duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve”, njofton Policia.

TE TJERA

spot_img