HYRJELAJMEAKTUALITETZbulohet shuma qesharake sa do të jetë shpërblimi për të gjithë pensionistët...

Zbulohet shuma qesharake sa do të jetë shpërblimi për të gjithë pensionistët në fundvit

Caktohet shpërblimi i pensionistëve për festat e fundit.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë se shuma do të jetë 5.000 lekë të reja.

Sipas saj, 34 milionë dollarë të cilat janë siguruar tashmë nga qeveria, do të ndahen për të moshuarit.

Më tej Ibrahimaj ka thënë se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.

“Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Ibrahimaj.

TE TJERA

spot_img