HYRJELAJMEHISTORIA IME“Më mirë ja marr jetën vajzës se sa të bëhet si ty!”/...

“Më mirë ja marr jetën vajzës se sa të bëhet si ty!”/ Përballet ‘live’ me ish-gruan, 37-vjeçari kërcënon hapur

Jeta e një 32-vjeçareje nga Fushë-Arrëzi ka qenë e mbushur me varfëri, kër cënime dhe një marrëdhënie komplekse, e cila pas divorcit jeton me 2 fëmijët e saj.

Disa ditë më parë ajo u përball në studion e emisionit “Me zemër të hapur” me ish-bashkëshortin Lihado Zamka ku pranoi se ishte rrahur sistematikisht, por edhe vetë kishte shkelur ligjin duke kër cënuar atë me thi kë. Në këtë marrëdhënie agresive mes çiftit janë 2 fëmijë të mitur, të cilët kanë gjetur mbështetje tek tezja që jeton në Itali.

Teksa Lihado Zamka ndodhej në studion e emisionit, në një lidhje telefonike ish-kunata e tij tha se ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Lihado Zamkës tha se ka përjetuar keq trajtim të paimagjinueshme ndaj tij.

Fëmija e parë më vdiq dhe ky nuk ishte me mua. Kur bëra lindjen e dytë isha vetëm në sallën e operacionit se ky ishte në burg. Kur linda vajzën kam qenë duke vdekur përsëri ika vetëm sepse ky ishte i pirë tapë.”, tha ajo. Ndërkohë, 37-vjeçari ka ndërhyrë gjatë telefonatës së saj.

“Ja ndërrova numrin e telefonit që kjo të fliste me të afërmit jo me të tjerë. Një orë më vonë kësaj i ra një numër në telefon. Prandaj më iku mendja. Kjo njoftoi policinë dhe unë bëra burgun.”, tha ai.

37-vjeçari shkoi edhe më tej dhe kër cënoi ish-gruan live. “Ta di se bëj gjithë jetën burg unë vajzën nuk ta lë ty të bëhet si ty dhe motra tënde. Më mirë e mbys sesa të bëhet si ty.”, tha ai.

Ndërkohë, të njëjtën gjë i ka kthyer edhe ish-kunata, ku ka thënë se; “Kam 14 vjet që e mbaj me bukë dhe ai ma kthen me gurë. Ai ta mbyllë gojën e të mos shajë se gjërat do shkojnë më keq e nuk do ketë shpëtim për të.”.

TE TJERA

spot_img