HYRJELAJMESHOWBIZErmali në skena me pullë të kuqe me Megi Pojanin, tregon si...

Ermali në skena me pullë të kuqe me Megi Pojanin, tregon si ka reaguar Ami: Kemi 30…

Pak kohë më parë u organizua në Tiranë një festë për promovimin e serialit me të ftuar VIP nga arti, politika, televizioni.

Producenti Ermal Mamaqi e nisi prezantimin e serialit “H.O.T” me një fjalim të shkurtër falenderues për të gjithë ata që kanë punuar në realizimin e këtij seriali, duke prezantuar dhe kastin e aktorëve, mes të cilëve ranë në sy Inis Gjoni dhe Megi Pojani.

Ndërkohë, seriali H.O.T (Humans of Tirana) nga Ermal Mamaqi nisi transmetimin në ekran, vëmendjen e tërhoqi pikërisht një skenë erotike, ku Megi i zbërthen pantallonat Mamaqit. Një skenë erotike e vërtetë, ku vetëm vend për humorin e Ermalit nuk kishte.

Ndërkohë, Megi Pojani, duke rrëfyer detaje nga xhirimet, tregoi se personazhi i saj, Xheni, është një personazh që do të ngjallë shumë debat, për shkak të rolit të saj, një vajzë joshëse, provokuese dhe totalisht e paturp. Megi u ndal pikërisht te kjo skenë intime, që kishte xhiruar me Ermal Mamaqin.

“Unë jam Xheni. Xheni është yll e bukur, shumë e mirë, si unë, prandaj po e them. Mendoj se Xheni është një ndër personazhet më komplekse të këtij seriali. Më pëlqen shumë që më është besuar ky personazh, sepse e di që do jetë personazh që ngjall shumë reagime, por fsheh shumë gjëra brenda që do zbulohen me kalimin e kohës.

Kanë qenë xhirime shumë të mërzitshme… bëj shaka! Në fakt, kanë qenë gjithmonë xhirimet shumë interesante, nuk jemi lodhur asnjëherë, edhe pse kanë zgjatur me orë të tëra.

Kemi kaluar shumë mirë. Nëse duhet të specifikoj një skenë, është ajo me Danin (luajtur nga Ermal Mamaqi) një skenë intime. Zakonisht në xhirime të tjera ka qenë nxitimi ta mbarojmë, ta mbarojmë, ndërsa te kjo skenë nuk kishte stop, duhet të shkonin deri në fund “all-in”.

Ka qenë një nga skenat.. më të vështira nuk do të thoja, sepse ka qenë një ndër skenat më të rehatshme për t’u xhiruar. Ishim kaq komodë. U mblodhëm kaq shumë veta aty brenda te dhoma, duket si intime, por në fakt ishin edhe nja pesë veta që rrinin aty mbrapa të pasmeve të mia”, ka treguar Megi.

Seriali “H.O.T” ku përveç humorit, dramës, ka edhe skena të nxehta, dhe Ermali është një ndër personazhet që luan vetë këto skena me disa nga vajzat e serialit, jo vetëm me Megin, por edhe me Jonida Vokshin etj.

I ftuar te “Rudina”, ai tregoi më shumë për xhirimet, dhe prapaskenat. Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari e pyeti producentin e aktorin nëse bashkëshortja e tij, Amarda Toska është xheloze për skenat intime që ai luan në serial dhe Ermali tregoi se në fakt është ai që ka më shumë siklet. Ndërsa Ami nuk është xheloze pasi gjatë xhirimeve të këtyre skenave ka 30 veta mbi kokë.

“S’ka lidhje pjesa e xhelozisë se kemi 30 veta mbi kokë kur xhirojmë”, u përgjigj Ermali. Kujtojmë se seriali “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

TE TJERA

spot_img