HYRJELAJMEKRONIKËEkzekutimi i ish-policit/ E qëlluan 3 herë teksa ishte me familjen, si...

Ekzekutimi i ish-policit/ E qëlluan 3 herë teksa ishte me familjen, si i shpëtoi i biri atentatit në …

Sot në mëngjes Laçi u trondit nga “eleminimi” i ish-policit Xhelal Reçi, 60 vjeç, në afërsi të një banke.

Persona të “pajisur rendshem” i kanë bërë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, ndërsa më herët në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona me motor, e ndoqën pas.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.

Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje. Asokohe nuk u zbardhën motivet e atentatit, por Besnik Reçi u cilësua si një njeri i qetë dhe aspak problematik.

TE TJERA

spot_img