E tmerrshme… Babai e rrìhte dhe kafshonte të miturën, e ëma e 6 vjeçares: Mendoja se e bënte nga malli

Detaje tronditëse janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e keq trajtumit të një vajze të mitur në Kamëz, e cila aktualisht vijon të jetë tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Vajza është vetëm 6-vjeç, ndërsa raportohet se babi i saj 27-vjeçari R.K., i cili është arrestuar, e ka keq trajtuar duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.

Fëmija me dt.28 ora 19:00, ka përfunduar në spital tek Trauma. Mjeket kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë ku këta të fundit kanë vënë në pranga babanë e të miturës.

Mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muajsh kishin nisur një bashkëjetesë.

Vajza merrte të ëmën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e keq trajtimit qe ai i bente. Nga ana e saj edhe nëna e vajzës ka pranuar se ishte në dijeni per ate që i ati e keq trajtonte.

Ajo ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e dr ogës ndaj dy prindërve.

Ndërkohë edhe në shkollë e mitura ka shfaqur shqetësime deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...