3 të vdekur dhe 11 të plagosur, në vetëm pak orë përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet

Rrugët e vendit janë përgjakur pasditen e kësaj të diele, duke shënuar një bilanc tragjik.

Në vetëm pak orë në rrugët e vendit janë shënuar 7 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe kanë mbetur të plagosur 11 të tjerë.

Aksidenti më i vonë u shënua në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Viktimë ka mbetur 33-vjeçari Leons Imeri, i cili duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘BMW’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. I riu, nga fshati Hormovë, Tepelenë, nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në aksin Qafë-Thanë-Librazhd ndërroi jetë një 60-vjeçar, Qani Beqo shofer i një furgoni, pasi u përplas me një minibus. Nga një aksident, tragjikisht ka humbur jetën dhe një këmbësor në aksin Fushë-Krujë-Tapizë.

Viktima u identifikua si Isuf Mjekra, ndërsa drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim, pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa nga të plagosurit, raportohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...