HYRJELAJMESHOWBIZZgjodhi kostumin ‘Versace’, çmimi i veshjes së Arbana Osmanit rrëmben vëmendjen e...

Zgjodhi kostumin ‘Versace’, çmimi i veshjes së Arbana Osmanit rrëmben vëmendjen e ndjekësve

Arbana Osmani ka shkëlqyer gjatë spektakleve live të “Big Brother VIP Albania”. Netët e para ajo i qëndroi ‘besnike’ fustaneve, duke u shfaqur shumë elegante.

Mirëpo, prezantuesja ka nisur të zgjedhë edhe kostumet. Një javë më parë ajo u shfaq me një kostum të kuq serioz, ndërsa spektaklin e mbrëmshëm kishte zgjedhur një kostum të brandit ndërkombëtar “Versace”, në ngjyra të errëta.

Por sa kushtoi veshja e moderatores?

Ndjekësit e mediat kanë nxituar të zbulojnë çmimin e tyre. Një përllogaritje të veshjes kokë e këmbë e ka bërë faqja “Albania Streetstyle”.

Kostumi ka kushtuar 1740$, ndërsa këpucët me të cilat ajo kishte zgjedhur t’i kombinonte kushtojnë 743$. Pra, në total ‘look-u’ i moderatores shkon në shifrën 2500$, që ndoshta për shumë prej nesh duket shumë.

Por duke parë komentet pozitive në fotot e mderatores, duket se edhe shpenzimi ia ka vlejtur…

TE TJERA

spot_img