HYRJELAJMEOPINIONVend i poshtër/ QEVERIA RRIT NAFTËN, NE RRISIM POR***T

Vend i poshtër/ QEVERIA RRIT NAFTËN, NE RRISIM POR***T

NGA BLEDI MANE

Plaka më tha në telefon të flakja plehërat se ajo gruaja që na pastron shtëpinë nuk erdhi sot ngaqë ka shumë trafik dhe urbani i Shkozës ka mbetur i bllokuar. Unë zbrita poshtë te garazhi me qesen e zezë në dorë, i hipa makinës, eca 60 metra nga pallati ynë dhe nga dritarja e makinës flaka plehërat aty afër kazanëve ngjyrë portokalli.

Pastaj morra çunat në telefon të bënim xhirro nga Blloku por motra ime që sapo kishte dalë nga parukeria më kërkoi ti nisja një taxi se nuk nxirrte dot makinën e saj. I ishte bllokuar mu para parukerisë te rruga e Elbasanit ngaqë kishte trafik edhe andej.

Plaku ndërkohë na niste në “Whats app-in” e familjes foto ku dukeshin të dyja krahët e autostradës të bllokuara nga makinat. Kishte mbaruar drekën me shokët në Durrës që në orën 6 por dy orë qëndronte i bllokuar në trafik.

Në trafik qëndronte e bllokuar edhe plaka ngaqë kishte shkuar me tezen në aeroport të përcillnin kunatën e dajës për në Belgjikë. E donin shumë njëra-tjetrën sa gjithë rrugës kishin qarë të treja por ngaqë u bllokuan 80 minuta në trafik u ishin tharë edhe lotët madje kishte humbur edhe fluturimin kunata e dajës.

Unë u futa andej nga “Myslym Shyri” se është një kalimshe kur më kapi syri nga vitrina e butikut “Marinella Bertolluci” një super bluzë ngjyrë varaku dhe me një kafkë të madhe me xixa. Ndeza bllokazhin, u futa në dyqan të provoja bluzën dhe nuk u vonova më shumë se çerek ore kur ç’të shikoj, rradha e gjatë e makinave dhe boriet të çanin trapin në rradhë pas makinës time.

I dhashë gaz por u bllokova përsëri se një grup i madh njerëzish me biçikleta po protestonin te karburanti në të majtë. Në duar mbanin pakarta të çuditshme:

“Rrisni çmimin e naftës çdo muaj”,

“Më pak makina në rrugë, më të shëndetshme mushkëritë e Tiranës”.

Më iku petlla kur nuk hapnin rrugë këta pabuksa me biçikleta të lodhura ndërsa telefoni im nuk pushonte. Çunat më merrnin një e nga një dhe më tregonin se në Bllok kishte dalë me makinë edhe ajo bjondja e “Përputhen” që kam fiksim unë dhe me xhamat hapur, me muzikë me zë të lartë bënte xhirro. Më duket se i kishte blerë makinë të re ai barkderri, shoku i plakut tim që e gjuante kur ishim në plazh në Bodrum të Turqisë.

Bjondja vinte vërdallë me makinë nëpër Bllok e ndjekur nga 3 makina të tjera me targa angleze ndërsa unë vazhdoja i bllokuar mes protestuesve… Ja pse e urrej Shqipërinë dhe mezi pres të iki. Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!

TE TJERA

spot_img