HYRJELAJMEAKTUALITETShqiperia do te preket nga katastrofa qe ka "zaptuar" Italine? Meterologia tregon...

Shqiperia do te preket nga katastrofa qe ka “zaptuar” Italine? Meterologia tregon se…

Meterologia Ladja Porja në një lidhje me skype me Fax News, ka dhënë parashikimin e motit për ditët në vijim, ku sipas saj në fillim të javës priten reshje me intesitet mesatar, por fatmirësisht vendi ynë nuk do të preket nga stuhia që ka goditur Italinë.

Porja tha se fundjava do të jetë me kthjellime, ndërkohë që të hënën dhe të martën priten reshje me intesitet mesatar. Në vendin tonë era do të jetë e fortë, dukë vështirësuar lundrimin në det.

“Kryesisht reshjet do të kenë një intensitet mesatar. Më pas ditën e enjte reshjet do të jenë në zonën veriore. Temperaturat, edhe pse futemi në muajin e fundit të vjeshtës, pritet që të kemi një lloj ulje temperaturash. Por gjithashtu pritet që pjesën e dytë të javës së nëntorit do të jetë me diell dhe me temperatura të larta.

Por ajo që duhet të theksoj është që do kemi stuhi ere dhe që nga e hëna e tutje pritet që shpejtësia e erës të shkojnë deri në 70 km për orë. Më problematike do jetë dita e martë dhe e mërkurë duke sjellë një det të dallgëzuar. Por cikloni që ka prekur Italinë Jugore, nuk pritet që të përfshijë Shqipërinë në territor por vetëm më brigjet detare. Nuk ka vend për panik. Nuk presim të bëhet nami, edhe reshjet do të jenë të shkurtra dhe mesatare.

Nëse flasim për vjeshtën duke filluar që nga shtatori, tetori kanë qenë të thatë dhe temperaturat kanë qenë më të larta. Edhe nëntori pritet të ketë temperatura më të larta se zakonisht. Edhe 2021 pritet të mbyllet si një vit i nxehtë. Do shikojmë temperatura të ftohta vetëm në fund të dhjetorit. Do të jenë 2 apo 3 gradë më të larta se duhet të ishin zakonisht”, tha Porja në Fax News.

TE TJERA

spot_img