Qeveria shqiptare jep 5 mije euro per cdo emigrant shqiptar, ja si te perfitoni

Edi Rama premtoi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve të vogla që hapen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin.

Këtu si kudo ka plot që jetojnë në emigracion. Është koha për t’u dhënë atyre jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet atje t’i investojnë tek shtëpitë që kanë lënë këtu, për t’i kthyer në bujtina në agro-turizëm dhe për të fituar nga shtëpitë e transformuara shumë më tepër se fitojnë atje jashtë shtetit”, deklaroi Rama.

Rama shpjegoi se për paratë që do të sjellin emigrantët për investime tek shtëpitë e tyre të vjetra do të bëhet një amnisti specifike që ato të mos jenë para të akteve te denueshme.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do I japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijën në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit.

Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre.

Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, deklaroi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...