Nëna e 5 fëmijëve, i përlot të gjithë me historinë e jetës së saj: Burri mi rrìhte vajzat me çekiç

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ sot erdhi historia e Etleva Sorrës, 43-vjeçarës nga Kashari i Tiranës.

Jeta për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Ajo ka përjetuar një keq trajtim të tmerrshme nga bashkëshorti i saj prej 13-vitesh, deri kur mori kurajën për ta denoncuar në polici. Ajo është nënë e 5 fëmijëve.

“E njoha në xhami me një motër myslimane. E pranova se edhe unë isha e divorcuar pa fëmijë, ai i martuar me tre fëmijë. Keq trajtimin e kam pasur që në fillimet e martesës. E kam duruar për 13 vite martesë.

Gruaja e tij e parë nuk e pranoi dhe u nda. Unë qëndrova me burrin. Ata u ndanë. Unë kam 5 fëmijë me të.

Njësoj pati sjelljen edhe kur lindën fëmijët e mi. Keq trajtimi ka qenë e vazhdueshme, më ka gjuajtur me hekur, dërrasa dhe çekiç, edhe fëmijët sidomos vajzat. Kanë qenë në kohë Ramazani dhe i ka rrahur të dyja vajzat, e ndonjëherë edhe djalin e madh.

Unë e duroja keq trajtimin karshi meje, por nuk durova ndaj fëmijëve. Më vinte keq shumë për vajzat, ata qanin e ai u thoshte mos bëni zë. Vajzën ma ka rrahur me çekiç.

Familja nuk ka qenë dakord, refuzova familjarët e mi dhe e mora. Ditën e enjte nga ora 3 e natës më merr e më thotë çohu të sqarohemi. Ku ke qenë kur ka ardhur shoku im, i them te dhoma tjetër. Pastaj nisi të më kapte për flokësh e të më gjuante grushte në 3 ë natës.

U zgjua në 10 dhe unë po i bëja kafen, kur ai kishte marrë një dërrasë dhe më nxiu me të. Kam qëndruar 1 javë në spital. Edhe me thikë më ka rënë. E pastaj mora në telefon policinë.

Ka kërkuar që të tërheq denoncimin dhe më kërcënon. Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten.”, u shpreh ajo./faxweb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...