HYRJELAJMEHISTORIA IMEMIRDITË, RRËFIMI I RRALLË NË ISH BURGUN E SPAÇIT

MIRDITË, RRËFIMI I RRALLË NË ISH BURGUN E SPAÇIT

Ky është Zenel Drangu, një shkodran i cili për 14 vite vuajti në burgun famëkeq të Spaçit gjatë viteve të komunizmit. Ai u dënua për faktin se tentoi të arratisej drejt Ish-Jugosllavisë për një jetë më të mirë.

Drangu që drejton shoqatën e ish të persektuarve politik në Shkodër është rikthyer sërish në ish burgun e Spaçit, nga i cili veç rrënojave nuk ka mbetur asgjë për të rrëfyer tortoruat çnjerëzore që bëheshin ndaj të burgosurve politik në Spaç si një dëshmi edhe për brezin e ri që e kaluara komuniste të mos përsëritet më.

Drangu tregon vendin e takimit me familjarët ku të burgosurit mund të preknin vetëm gishtat e të afërmve të tyre dhe asgjë më shumë. Për 6 vite Drangu nuk e pau asnjëherë nënën e tij derisa një polici një herë të vetme u tregua zemërgjërë dhe lejoi një përqafim për pak sekonda nënë e bir.

Drangu na tregon edhe një prej qelive ku qëndroi më gjatë gjatë viteve të burgut në Spaç si dhe torturat e tmerrshme që bëheshin në atë burg.

Që nga viti 2012 shumë afër burgut të Spaçit në një kodër malore përballë rrugës aktuale është zbuluar një vendvarrim masiv i ish të burgosurve dhe aty janë gjetur eshtra. Prej 9 vitesh thotë Luigj Mila i Komisionit Drejtësi dhe Paqe pranë kishës Katolike në Shkodër shteti nuk ka bërë asnjë hap për të bërë gërmime dhe për t’u kthyer eshtrat familjarëve.

Ajo që kërkohet është që burgu i Spaçit të kthehet në një muze për t’i treguar brezave të kaluarën e hidhur komuniste por edhe për ta ruajtur si një dëshmi për turistët e huaj që kanë interes. Vizita në ish burgun e Spaçit mbyllet me një lutje laike për viktimat, familjarët, të burgosur të tjerë dhe xhelatët e tyre.

TE TJERA

spot_img