HYRJELAJMEAKTUALITETMbrëmjen mes të Shtunës dhe të Dielës, akrepat shkojnë një orë prapa....

Mbrëmjen mes të Shtunës dhe të Dielës, akrepat shkojnë një orë prapa. A do të jetë ky ndryshimi i fundit

Nga e Diela e 31 tetorit do të fitojmë një orë gjumë dhe do të humbasim një orë dritë. Ndërrimi i orës do të jetë aktiv deri në fundjavën e fundit të marsit (27 mars 2022)

Ndryshimi i orës do të bëhet mbrëmjen e së Shtunës, kur akrepat do të kthehen një orë pas, nga 3 në 2 dhe siç ndodh shpesh, nuk përjashtohet që dikush të ketë vështirësi në përshtatjen me ritmin e ri.

Tre vjet më parë, midis Korrikut dhe Gushtit 2018, u bë propozimi për të hequr ndryshimin e orës në Evropë: pothuajse 5 milionë qytetarë të BE-së iu përgjigjën një konsultimi dhe 76% e votuesve shprehën mbështetjen e tyre.

Në Komisionin Evropian, megjithatë, nuk u arrit një konsensus që t’i kënaqte të gjitha vendet anëtare.

Disa vende, si Franca, kanë vendosur, pas një konsultimi popullor, në favor të heqjes së ndryshimit të orës. Të tjera vende, si Italia, vazhdojnë me ndryshimin që njohim.

Do të jetë ky ndryshimi i fundit i orës në vendet e Europës?

TE TJERA

spot_img