HYRJELAJMEHISTORIA IMEHistoria e trishtë/ Shet trupin prej 4 vitesh, 25 vjeçarja: Do rris...

Historia e trishtë/ Shet trupin prej 4 vitesh, 25 vjeçarja: Do rris dy fëmijët

Nga Aldo Kozarja

Prej nevojës për mbijetesë suporton peshën e turpit. Është 25 vjeçe. U martua dhe solli në jetë dy djem. Është nga Gramshi. Sot është me statusin e divorcuar.

Si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, por dhe si pasojë e braktisjes nga institucionet kombëtare dhe vendore, detyrohet të prositituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit, vetëm për të rritur dy fëmijët.

“Në radhë të parë gjendja e rëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri”, tha ajo për abcnews.

Rrogë normale konsideron shumën 15 mijë lekë. Me nivelin e ulët arsimor që ka nuk ka gjetur punë me pagë më të lartë.

Këtë shumë parash që do e merrte me punë legale për një muaj e fiton për dy ditë.

TE TJERA

spot_img