HYRJELAJMEBOTA“Ç’mu desh që u mora me shqiptarët”, e pëson kinezja: I sekuestrohen...

“Ç’mu desh që u mora me shqiptarët”, e pëson kinezja: I sekuestrohen të gjitha pronat pasi …

Një familje në Londër është detyruar të dorëzojë të gjitha pronat, me një vlerë prej 1.6 milionë paund, pasi u zbulua se nëna kishte pastruar para për një bandë shqiptare të trafikut të lendeve te ndaluara.

Siç shkruajnë mediat britanike bëhet fjalë për një shtetase kineze, e cila u dënua në vitin 2017 me 6 vite burg. Grupi i ngjarjeve te ndaluara dhe të organizuar pagoi shumat e konsiderueshme të parave përmes bankave.

Gruaja e quajtur Fen Chen u kap pasi ajo pranoi një çante me mbi 300 mijë paund në një park, nga një shtetas shqiptar.

Agjencia Kombëtare zbuloi se djali i Fen Chen, Shuyu Cao, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si student në vitin 2012, kishte marrë depozita të shumta parash në llogarinë bankare nga nëna e tij.

Në vitin 2016, Policia kontrolloi banesën e tij në Londër dhe gjeti më shumë se 60,000 paund.

Agjencia Kombëtare pretendoi se paratë e paguara në llogaritë e Shuyu Cao kishte të ngjarë të kishin ardhur nga aktivitete te ndaluara.

Po ashtu u arrit të zbulohej se në llogaritë e Shuyu Cao dhe vëllait të tij Sucheng Cao për një periudhë tre vjeçare ishin depozituar shumë të mëdha parash, të cilët ishin të dyshimta.

Shuyu Cao përdori një pjesë të parave për të blerë prona me vlerë të lartë në Londër, dy prej të cilave tani janë marrë nga Agjencia Kombëtare.

Në vitin 2018 është dhënë një urdhër për ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare. Pas një gjyqi tre-ditor në Gjykatën e Lartë, të pandehurit pranuan t’i dorëzonin dy prej tyre.

Dy pronat, një banesë në Queensland Road në Islington dhe një shtëpi në Astell Road në Kidbrooke, u blenë për pak më shumë se 1.4 milion £, por tani janë vlerësuar në më shumë se 1.6 milion paund.

Sipas marrëveshjes, Agjencia Kombëtare do të shesë pronat për të rikuperuar 1.3 milion paund.

Menaxheri i operacioneve në Agjencinë Kombëtare u shpreh i kënaqur për këtë operacion, pasi sic tha ai një pjesë e këtyre parave do të përdoren si financa për shërbime publike.

TE TJERA

spot_img