Vjen kthesa e çmendur e motit, metereologet ngrenë alarmin. Ja çfarë pritet të ndodhë në nëntor

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja paralajmëron përkeqësim të motit nga e merta, ku krahas reshjeve të shiut, do të ketë stuhi e gjithashtu një det të trazuar. Sipas saj nëntori do jetë i lagësht pasi nuk do mungojnë reshjet e shiut.

“Dita e sotme dhe fundjava do të jetë mot i kthjellët, sot pritet deri në 25 gradë edhe nesër do të jemi në këto vlera. Të dielën do të ketë ndryshime, do të jemi në vlerën 23 gradë, megjithatë sërish do të jetë ngrohtë.

Mëngjeset janë të freskëta, ndërsa vlerat maksimale janë rreth 17 gradë, në zonat malore dhe 25 gradë në zonat e ulëta. Dita e hënë do të jetë me vranësira, ndërsa reshjet i presim ditën e martë.

Do të kemi dhe stuhi ere këtë ditë dhe një det shumë të trazuar. E marta do të jetë ditë vjeshte nga ato tipiket. Nuk është se do presim shumë ditë me diell apo me reshje. Do të jetë i alternuar, gjatë nëntorit do i kemi të pranishme reshjet”, u shpreh sinoptikania.

Sinoptikania Porja tha më tej, se Shqipëria, për fat të mirë, nuk preket nga situata e ndërlikuar e motit në Italinë e Jugut, ku janë regjistruar përmbytje të shumta.

“Një pjesë e mirë e motit në Shqipëri ndikohet nga Italia. Ajo që ka përfshirë Italinë është stuhi tropikale. Edhe pse ka pasur situatë problematike. Nuk është se do të kemi probleme pasi situata nuk vjen në Shqipëri”, përfundoi Porja.

Receta e qofteve më të shijshme që keni ngrënë në jetë

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.   Përbërësit: 60...

Horoskopi ditor, e enjte date 30 nentor 2022

Dashi   Energjia e ditës mund të krijojë një ndjenjë tensioni mes jush dhe të dashurit tuaj. Mund të ketë shumë çështje që janë ngritur për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...