HYRJELAJMEHISTORIA IMESurprizon me 5 mijë trëndafila! Shitësja e rrugicave tregon sekretet

Surprizon me 5 mijë trëndafila! Shitësja e rrugicave tregon sekretet

Valbona Aruçi Bodlli është e njohur ndryshe si ‘Zonja e trëndafilave’, pasi ia ka dedikuar jetën përkujdesjes ndaj tyre. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ ajo na tregoi rrugëtimin 30 vjeçar me lulet, nga mbjellja e tyre e deri në shitjen anës rrugës në zonën e ish Bllokut. Prej 17 vitesh ajo rrugëton çdo ditë nga shtëpia e saj në Shijak drejt Tiranës.

 

“Dita nis që në 4 të mëngjesit. Çohemi dhe bëhemi gati për tu nisur në Tiranë. Në orën 6 të mëngjesit arrijmë në Tiranë. Më pas në orën 2 të mesditës kur kthehem nga Tirana, menjëherë nisin punën në baxhe.”, tregon Valbona mbi rutinën e saj të përditshme.

 

Me profesion ekonomiste, Valbona zbulon se fillimisht puna me trëndafilat nisi si pasojë e pëlqimit ndaj tyre. Ajo mbështeti pasionin e madh të bashkëshortit dhe vendosi ta lej profesionin e saj dhe për 17 vite shet lule përpara banesës së njohur si “Vila e Enver Hoxhës”.

 

“Çunat kur i bëjnë prezantimin gocave, i sjellin njëherë aty te lulet..” , shprehu me humor kopshtarja e cila tha se lulet tregojnë shumë edhe për psikologjinë e individëve.

 

E pyetur nga Ermal Peçi mbi historinë më të çmendur të shitjes së luleve, zonja tregoi një rast të veçantë të 5 mijë trëndafilave të dhuruara nga një djalë të dashurës së tij.

 

“Kam mbushur një ballkon të tërë me 5 mijë trëndafila. Më tha që do i bënte surprizë vajzës që dashuronte. Nuk e di nëse janë bashkë apo jo, por mrekulli do ketë qenë ajo surprizë.” , tha luleshitësja më e dashur në kryeqytet.

TE TJERA

spot_img