Ndahet nga jeta prokurorja shqiptare, vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë

Erida Kokonozi, prokurore e Prokurorisë së Elbasanit është ndarë parakohe nga jeta. Newsbomb.al mëson se Kokonozi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht sot njoftohet se ka ndërruar jetë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

“Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në njoftimin e KLP.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...