Berisha bëhet “lëmsh” në “Foltore”, bën Bashën ministër të Brendshëm dhe …

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur në Lezhë.

Edhe pse salla është mbushur me militantë të PD-së, Berisha nuk është pritur nga figurat kryesore të PD-së në këtë qark, po ashtu nuk ka qenë i pranishëm as drejtuesi politik në Lezhë, Agron Gjekmarkaj.

Sali Berisha në fjalën e tij në Lezhë teksa ka hedhur sulme nga ish ministrit Saimir Tahiri nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi. Por teksa fliste, Berisha ka harruar emrin e ministrit të Brendshëm. Ndërkohë në vend të emrit të ish ministrit Fatmir Xhafaj, Sali Berisha ka bërë ministër të brendshëm Lulzim Bashën.

“Largohej Tahiri dhe sillej Basha. Vëllai i të cilit mori nga Habilajt drejtimin e trafiqeve në Vlorë. Ish kryetari i trafikut dhe ish drejtues trafiku në Bolonja. I dënuar vite e vite burg. Dhe pas tij. Na vënë ministër “Skuthin e Familjes”, Ruçin, Uçin, Çuçin. Pra, prandaj dhe ne jemi delja e zezë e Europës. Vendi më i pasigurt.” tha Berisha.

Kujtojmë se në takimin që mbajti para pak ditësh në Kavajë, ish-kryeministri deklaroi për herë të parë se ishte gati të kandidonte për kreun e Partisë Demokratike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...