HYRJELAJMEOPINIONArtan Hoxha tregon planin ‘e fshehtë’: Grekët bënë varreza memoriale në Shqipëri,...

Artan Hoxha tregon planin ‘e fshehtë’: Grekët bënë varreza memoriale në Shqipëri, me qellimin që…

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Greqia, ka krijuar varreza memoriale në Shqipëri pasi pretendon për t’i përdorur si piramida kufiri.

Hoxha këtë e ka argumentuar me strategjinë e përdorur për ndërtimin e varrezave greke, pasi sipas tij ata nuk janë bazuar në varrezat e përkohshme italiane por kanë kërkuar që ti vendosin në pika strategjike që i pretendojnë si kufi.

“Është e vërtetët që ushtria italiane ishte e rregullt. Dhe varrezat provizore janë ashtu sic janë. Por janë v arreza provizore dhe ato që janë sot në Shqipëri janë memorialë dhe janë historike dhe do ngelen aty përjetësisht. Ky është problemi që kemi me Greqinë. Jam marrë me këtë gjë një pjesë të jetës. ME planet shoviniste.

Varrezat për të bërë memoriale të ushtarëve grek ka qenë në plan për 5 të tilla. Dhe asnjëra nuk është planifikuar për të ndërtuar aty ku janë provizoret. Varreza kanë qenë në Sajmol pran urës së Dragotit. E dyta e madhe ka qenë në Përmet e ushtrisë italiane. Janë gjetur 800 grekë.

Se i va rrosën italianët. E treta është në Këlcyrë. Por ku janë varrezat memorialë. Ato janë në Shen Koll. Ka qenë një kishë e vjetër. Sot është ndërtuar një Manastir dhe ndodhet një varrezë 630 varre. Dhe nuk ka eshtra aty për ti futur. Të vetmet eshtra 36 prej tyre ishin në Sajmol.

Në qendër të varrezës janë vetëm 36 eshtra grek në këtë betejë. Se kur tërhoqi trupat e veta i ka varrosur brenda saj. Pse sot pala greke nuk kërkon të bëhen ku ka qenë provizorja italiane.

Grekët kërkojnë të mos bëhen atje por në kufirin që pretendojnë kufirin e Vorio Epirit. Varreza tjetër memorialë në hyrje të Korçës. Dhe janë 2 mijë në Çiflig ku nuk ka pasur betejë dhe i planifikuar tjetër është në Vodicë të Kolonjës.

Në 1985 në marrëveshjet Shqipëri-Greqi. Gjatë vizitës se ministrit të jashtëm grek është bërë kërkesat për varreza memorialë. Ajo qeveri maskarenjsh që në dokumente të italianëve. Pasi është bërë kontrolli qeveria e Adil Çarçanit kanë thënë se janë mbi 2 mijë ushtarë grek. Është kufiri por ky nuk është harta e famshme.” tha Hoxha.

TE TJERA

spot_img