HYRJELAJMEPOLITIKËRama i jep “ok” PD-së dhe bie dakord për...

Rama i jep “ok” PD-së dhe bie dakord për…

Kryeministri Edi Rama me drejtuesit e qarqeve ka rënë dakord për të ngritur menjëherë Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

 

Në dokumentin e dërguar në Parlament, PD thotë se ka konstatuar pesë tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 

Pesë shkeljet sipas demokratëve janë: Shitblerja masive e votës, shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale; ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhje; ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi.

TE TJERA

spot_img