HYRJELAJMEKRONIKËPo kthehej nga puna/ 32 vjeçari shqiptar lë zemërthyer prindërit, ndërron jetë...

Po kthehej nga puna/ 32 vjeçari shqiptar lë zemërthyer prindërit, ndërron jetë pasi përplaset me kamionin

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në Itali të mërkurën. Një i ri shqiptar, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një kamion.

 

Viktima quhet Lefter Musta. Ngjarja ndodhi në autostradë, teksa shqiptari po kthehej për në punë.

 

Shkaqet e ngjarjes janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

 

32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

TE TJERA

spot_img