Katër herë e diagnostikuar me kancer, 58-vjeçarja “cool” nuk dorëzohet: E dua jetën!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar tezja e këngëtarit të njohur Genc Salihu, Burbuqe Bakalli, e cila rrëfeu betejën me kancerin.

 

E diagnostikuar për të katërtën herë me kancer, Burbuqja 58 vjeçare tregoi se mënyra sesi mësoi lajmin nuk ngjason aspak me ato që jemi mësuar të shohim nëpër filma.

 

“Secili prej nesh reagon në mënyra të ndryshme dhe unë unë për çdo informatë, qoftë e mirë apo e keqe, kam nevojë për kohë për ta ‘gëlltitur’. Herën e parë kur jam diagnostikuar më ka ndodhur papritur, njësoj edhe herën e fundit pasi isha në spital për diçka tërësisht tjetër. U bë skanimi, u bë incizimi dhe u pa se kanceri ishte kthyer”, tha Burbuqja.

 

E pyetur nga Bieta se ku e gjen forcën për t’u përballur me këtë sfidë të vështirë të jetës, 58-vjeçarja pohoi se është e dehur nga dashuria dhe dëshira për të jetuar.

 

Në fund të intervistës Burbuqja u surprizua nga një videomesazh i nipit të saj Gencit, i cili shprehu mirënjohje dhe falenderim publik për të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...