Historia e trishtë: Qëndroi 299 ditë i shtruar në spital, rasti i 44-vjeçarit shtang edhe mjekët

Pasojat afatgjata të Cov*id-19 janë një realitet që prek një pjesë të madhe të popullsisë së infektuar me koronavirusin.

I tillë është rasti i një 44-vjeçari, i cili me historinë e tij tron ditëse bëri xhiron e botës. Alex Castro nga Oregon SHBA qendroi i shtruar në spital për 299 ditë, pasi u infe ktua me Co*vid-19.

Madje për 108 ditë Alex ishte në kujdesin intensiv. Megjithatë edhe pse ka kaluar pothuajse një vit, 44-vjeçari vuan ende nga pasojat.

Pas shumë muajsh i shtruar në spital, ai e ka të vështirë t’i rikthehet jetës normale. Hapat e tij të kujtojnë ato të një fëmije të vogël që fillon të ecë për herë të parë. “Në fillim mendoja se ishte grip”, tha ai.

Edhe pse periudha kritike ka kaluar, dhe babai 44-vjeçar ka dalë nga spitali, ai do të duhet të marrë mbështetje oksigjeni për gjithë jetën, transmeton “CBS”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...