HYRJELAJMEAKTUALITETDenoncimi i pastorit Akil Pano: Agjenda gay ka nisur zbatimin, në kopshtet...

Denoncimi i pastorit Akil Pano: Agjenda gay ka nisur zbatimin, në kopshtet e fëmijëve është shpërndarë formulari me ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’

Pastori Akil Pano ka denoncuar shërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të ‘nëna’ e ‘babai’ është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’.

 

Sipas pastorit kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe në shkelje të plotë të ligjit. Pastori shkruan se agjenca Gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.

 

Ai u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, i cili është në shkelje me ligjin e kodin e familjes dhe fyen pjesën më të madhe të shqiptarëve.

 

“Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

 

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën. I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të shqiptarëve” – shkruan pastori Pano në Facebook.

TE TJERA

spot_img